Kryeziu: Grenelli ka qenë aktiv se e ka ditur se do të vijë në pushtet
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisonin “Click” të RTV21 ka komentuar raportimet se me fitoren e Trump, Richard Grenell mund të marrë pozitën e këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke komentuar intresimin e Grenellit për Kosovën, Kryeziu u shpreh se Grenell e ka ditur që do të kthehet në pushtet.
”Grenelli ka qenë aktiv se e ka ditur se do të vijë në pushtet, kështu që aj vjen”, tha Kryeziu.
Kryeziu: Të koncentrohemi që SHBA-të të marrin primatin për udhëheqjen e dialgout
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisonin “Click” të RTV21 tha se Evropa nuk bërë asnjë zgjedhje për problemin e kombit shqiptar.
”Evropa asnjëherë nuk ka zgjedhur problemin e kombit shqiptar veç e ka ndërlikuar edhe zgjidhjet kur i ka bërë i ka bërë të kqija, kështu që ne duhet të fokusohemi te administrata amerikane për me zgjidhë problemin kombëtar tonë në Kosovë, përndryshe une nuk kam shpresë që në ardhmen e afërt do të ketë diçka të tillë”, tha Kryeziu.
Ai gjithashtu u shpreh se Kosova duhet të punojë që primatin për udhëheqjen e dialogut me Serbinë ta marrë SHBA-ja.
”Ne duhet të koncentrohemi me të gjitha forcat tona politike qeveritare dhe kombetare që SHBA të marrin primatin për udhehqejen e dialgut për me zgjidh problemin me Serbinë, përndryshe sa për Evropën unë nuk kam shpresë që edhe për 25 vjet të zgjidhet ndonjë problem”, tha Kryeziu.