Grenell sërish i reagon Osmanit: Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye

Must Read

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut....
- Advertisement -

Përplasja që kishte filluar me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në mes të dërguarit të posaçëm të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe Kryetares se Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar edhe sot.

I dërguar i posaçëm i Trump, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur Osmanit duke thënë se ajo nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen.

- Advertisement -

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërish problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e kredisë është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye”, ka shkruar Grenell si kundërpërgjigje ndaj postimit të Osmanit ku ajo kishte shkruar se “Simbolika nuk mund të krijojë vende pune. As politikanët e shtrembër dhe të korruptuar në Kosovë që kanë qeverisur vendin tonë dhe po shkatërrojnë ekonominë tonë për 20 vitet e fundit.”.

Polemika në mes Grenell dhe Osmanit kishin filluar më 5 shtator, kur i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin ekonomik. Të dyja palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i kanë nënshkruar zotimet e tyre.

Marrëveshja  që ka 16 pika parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, përfshirë ndërtimin e autostradës mes Kosovës dhe Serbisë, hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të pagjetur. Si dhe parashihet që  Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Shengenit”. Në bazë të marrveshjes Kosova, është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkohë Serbia, është pajtuar  të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Hoti, Kosova dhe Izraeli e janë pajtuar ta njohin njëri-tjetrin./21Media

- Advertisement -

- Advertisement -

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike,...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis...

Takim i Bytyqit dhe Bekteshit me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga presidenti slloven, Borut Pahor, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet...

Pakoja e katërt e masave, të dielën pasdite! Disa masa vlejnë deri në vitin 2021 paralajmëroi kryeministri

https://youtu.be/YhdxBxKdxAk Deri të dielën pasdite, Qeveria do ta prezantojë pakon e katërt të ndihmës ekonomike, paralajmëroi kryeministri...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -