Grenell: Nuk menduam për zgjidhje të shpejtë dhe këmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Must Read

Rohani: SHBA hyri në luftë ekonomike me Iranin

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka deklaruar se me sanksionet ndaj dollarit, SHBA-ja hyri në luftë ekonomike me...

E Majta ka dorëzuar 8 padi kundër shtëpisë ligjvënëse

Partia "E Majta" ose Levica sot deri tek gjykata Administrative ka dorëzuar 8 padi kundër shtëpisë ligjvënëse,...

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit  në “Vila Vodno” të konvokuar nga presidenti Stevo Pendarovski.
- Advertisement -

Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së, Riçard Grenell ka reaguar në  artikullin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të publikuar në gazetën amerikane “Nju-Jork Tajms” dhe theksoi se askush nuk ka planifikuar zgjidhje të shpejtë  dhe se në praninë e tij nuk është diskutuar për këmbim të territoreve.

Grenell në Tuiter e ka komentuar  tekstin e “Nju-Jork Tajms” ku citohet se  anulimi i samitit Prishtinë- Beograd në Uashington  paraqet goditje për  politikën e jashtme të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, dhe shtoi se në artikull ka shumë gabime.

- Advertisement -

Grenell theksoi se direkt ka biseduar me  përfaqësuesit  gjerman dhe francez për sigurinë  kombëtare  që të kordinojë “qasje ekonomike  jashtëzakonisht të kufizuar”.

“Ne nuk përzihemi në politikën e Kosovës dhe Serbisë. Ne kordinohemi me ato të cilët janë përgjegjës”, shtoi Grenell.

- Advertisement -

“Nju-Jork Tajms” shkruan se administrata e Trampit shpreson se nisma  për stabilizim të Ballkanit, nën ndërmjetësim të SHBA-së, mund t’i përmirësojë  arritjet e tij për politikë të jashtme në vitin zgjedhor. “Nju-Jork Tajms përkujton edhe se mbledhja  në Uashington është anuluar, prejse Hashim Thaçi ishte akuzuar për krime lufte.

Përfaqësuesit e SHBA-së shpresonin se mbledhja  mund të hap rrugë për zgjidhje përfundimtare të tensioneve shumëvjeçare mes dy vendeve ballkanike, shkruan “Nju-Jork Tajms”.

- Advertisement -

Gazeta shton edhe se Grenell  ka shpresuar se samiti të shtunën mund t’i përforcojë  marrëdhëniet tregtare dhe afariste mes dy vendeve, por gjithashtu Grenell ka kryer edhe presion të madh  mbi politikanët e Kosovës, nërsa ka pasur  vetëm disa kërkesa nga Serbia  si aleat i Rusisë.

“Nju-Jork Tajms” shton se Grenell e ka ndërmarrë anën në kontestin politik mes Thaçit dhe Albin Kurtit, ish kryeministër kosovar.

Grenell gjithashtu ka folur kundër Kurtit, të cilin  më vonë  e braktisën partnerët e koalicionit, që solli  në kolaps të qeverisë së tij dhe shkaktoi krizë kushtetuese në Kosovë, shkruan “Nju-Jork Tajms”./MIA

- Advertisement -

Rohani: SHBA hyri në luftë ekonomike me Iranin

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka deklaruar se me sanksionet ndaj dollarit, SHBA-ja hyri në luftë ekonomike me Teheranin si dhe duke përdorur...

E Majta ka dorëzuar 8 padi kundër shtëpisë ligjvënëse

Partia "E Majta" ose Levica sot deri tek gjykata Administrative ka dorëzuar 8 padi kundër shtëpisë ligjvënëse, për shkak të siç thonë...

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit  në “Vila Vodno” të konvokuar nga presidenti Stevo Pendarovski. Në mbledhje marrin pjesë...

Kryetari i Këshillit të Evropës në karantinë

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel është në karantinë për shkak të kontaktit të afërt me një person të infektuar me...

Dr. Stevanoviq: Në dimër do të jetë edhe më e vështirë ta ulim rrezikun e infektimit me Covid-19, nëse nuk u përmbahemi masave

Me ardhjen e dimrit do të jetë edhe më e vështirë të mbrohemi dhe të zvogëlojmë rrezikun e infektimit nga koronavirusi i...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -