Grenell në Shkup takohet me kryeministrin Mickoski: U fol për projektin energjetik “Çebren”

TË FUNDIT

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot ka vizituar Shkupin, përcjell TV21. Ai është takuar me krymeinistrin Hristijan Mickoski dhe me ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski. Nga Qeveria kumtuan se për çfarë është biseduar në takim:

“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Gjatë takimit u analizuan mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Çebren”, i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./tv21.tv