Grenell: Ideja për këmbimin e territoreve është e Boltonit, e jo e Trampit

TË FUNDIT

Përfaqësuesi special i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell deklaroi se ideja për këmbim të territoreve vjen nga ish këshilltari i Sigurisë Nacionale Xhon Bollton, e jo nga presidenti amerikan Donald Tramp.

“Për momentin jam në pozitë të ndryshme për shkak të situatës të cilën e krijoi Xhon Boltoni, ndërsa i cili dallonte nga presidenti Tramp sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Gjatë gjithë kohës më duhej të luftoja me zërat për këmbim të territoreve, që në asnjë rast nuk është politikë e Trampit. Të dyja palët thonë se këtë e kishin dëgjuar nga Boltoni”, tha Grenelli në intervistë për “Foks njuz”.

Ai gjithashtu tha se tani lufton kundër zërave të cilat dolën për shkak të faktit se Boltoni ka bërë politikë të tij, e nuk e ka përfaqësuar politikën e Trampit”, transmeton Kosovo Onlajn.

“Kur të pajtoheni të punoni për një president si Trampi, i cili është njeri të cilin dëshiron ta ndryshojë Uashingtoni, nuk mund të silleni si Xhon Boltoni. Ky nuk është konflikt mes demokratëve dhe republikanëve, por luftë mes Uashingtonit zyrtar dhe pjesës tjetër të Amerikës”, tha Grenelli./MIA