Grekët nesër votojnë për Parlamentin e ri të vendit

TË FUNDIT

Grekët nesër për herë të tretë këtë vit do të dalin në qendrat e votimit, për të votuar për përbërjen e re të Parlamentit, ndërsa anketat para zgjedhjeve flasin për një garë kokë me kokë mes dy partive kryesore në vend.
Nëse mund t’iu besohet anketave, atëherë udhëheqësi i partisë së majtë Siriza dhe ish-kryeministri i vendit, Aleksis Cipras, ka një epërsi të ngushtë.
Rivali konservator i Ciprasit, kryetari i partisë konservatore Demokracia e Re, Vangelis Meimarakis, rreshtohet në vendin e dytë, por me gjasë asnjë nga dy partitë më të mëdha nuk do të sigurojë shumicën absolute në Parlament, epilog ky i cikli hap shtegun për fillimin e bisedimeve për formimin e koalicionit qeveritar.
Fituesi në këto zgjedhje do të jetë i detyruar që të mbikëqyrë reformat e thella ekonomike, të cilat kërkohen për zbatimin e marrëveshjes për pakon e re të ndihmave financiare në vlerë prej 86 miliardë euro, të cilën Athina e arriti në gusht me kreditorët ndërkombëtarë./21Media