Gratë përballë regjimit, protesta në Teheran pas vrasjes së të resë nga policia

TË FUNDIT

Protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë Iranin pas vdekjes së një të reje si pasojë e dhunës policore pasi nuk kishte vendosur si duhet në publik velin islamik.

Qindra gra protestuan në rrugët e Teheranit duke prerë flokët dhe djegur burkat, në protestën më të madhe kundër regjimit islamik prej vitesh.

Protestuesit u mblodhën në rrugën e kryeqytetit, ku Policia e Moralit arrestoi dhe tërhoqi me forcë në makinë 22 vjeçaren Mahsa Amini, e cila humbi jetën në ambientet e komisariatit për shkak të dhunës.

Aktivistët deklarojnë se në trupin e të resë u gjetën shenja të shumta dhune, akuza që u mohuan prej autoriteteve.

Deri në këto momente raportohet për tre viktima në protesta, ndërkohë që manifestime të ngjashme u mbajtën dhe në  Mashaad, Hamedan, Tabriz, Arak, Rasht, Qazvin, Zanjan dhe Ila.