Gratë dhe vajzat e “Grupit të zjarrit” kritikojnë për mungesën e femrave në poste drejtuese

TË FUNDIT

Teatri Shqiptar ishte vendtakimi i integristëve të pakënaqur me qeverisjen, e sidomos punën e ministrave të BDI-së. Kësaj here u fol para Forumit të Gruas, por në sallën teatrore nuk u panë ata që njihen si prijësit e “grupi i zjarrit” e që po kërkojnë demoktarizim më të madh në BDI, si Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta e Blerim Bexheti. Ishin vetëm Visar Ganiu e Bashkim Hasani. Kryetarja forumit, Mukades Hajdari u lëvdua se sa shumë gratë integriste kanë mbledhur vota në terren.  

Jemi dëshmitar të asaj që edhe pse dhamë shumë mund për të pasur një ekzekutiv stabil, duke qenë pjesë e terrenit politik në seli, në takime të ndryshme kudo që ka pasur nevoja, edhe atëherë ku shumë anëtarë të ekzekutivit nuk kanë pasur gatishmëri të ballafaqohen me qytetarin në terren, ishim ne gratë të cilat trokitëm në çdo derë të qytetarit”, pohoi Mukades Hajdari, kryetare e Forumit të Gruas në BDI.

Deputetja Merita Koxhaxhiku u ankua për mungesën e grave integriste në Qeveri.

Ne jemi ato që hapim derën e çdo shqiptari, ballafaqohemi me ta, diskutojmë dhe premtojmë të njëjtën gjë e bëmë edhe në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut të vitit 2020, të cilët i fituam mes të tjerash edhe për shkak të kontributit tonë të pakursyer edhe atë në kohë pandemie dhe logjikisht parashtrohet pyetja, çfarë fituam? Fituam një kabinet qeveritar pa e përfillur fare Forumin e Gruas të përbërë nga zëvendëskryeministër, ministra, zëvendësministra të gjithë burra”, theksoi Merita Koxhaxhiku, deputete.

Këto qëndrime i mbështeti kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Pikërisht këto gra, edhe pse ishin nëna me fëmijë në shtëpi, gra që duhej të ushtronin edhe profesionin e tyre profesional, gra me angazhime tjera familjare prapëseprapë ishin ato që na sillnin fitore një pas një, nga të cilat fitore ju ministrat tanë të BDI-së jeni ulur e qëndroni komod nëpër kolltukë duke i harruar të gjitha ato zonja dhe zonjusha, nëna e motra që vraponin për ju”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” ka paralajmëruar se edhe më tej do të vazhdojë takimet e mbështetësit për tu folur për qëndrimet dhe rreth pakënaqësive të tyre.