Granit Xhaka shënon dy gola dhe i thotë lamtumirë Arsenalit

TË FUNDIT

Reprezentuesi zviceran ka shënuar dy gola kundër Wolverhamptonit në xhiron e fundit të kampionatit anglez, duke konfirmuar edhe njëherë se ai ishte shtylla kryesore e londinezëve në këtë edicion garues ku Arsenali do të jetë nënkampion i Anglisë.

Xhaka shënoi në minutat 11’ dhe 14’ për të krijuar epërsi të hershme për skuadrën e tij, derisa trajneri Mikel Arteta vendosi ta largojë nga loja në minutën e 75-të, duke i dhënë mundësinë që ai të përshëndetet me tifozët të cilët u ngritën në këmbë për t’i thënë lamtumirë atij.

Sipas informacioneve nga mediat gjermane, Xhaka karrierën e tij do ta vazhdojë tek skuadra gjermane Bayer Leverkusen./KP