Grafa etnike në certifikata/ Kushtetuesja do ta shqyrtojë në seancën e 5 korrikut

TË FUNDIT

Gjykata kushtetuese ka përgatitur lëndën për Udhëheqjen e librave amë që parasheh vendosjen e grafës për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes. Për më pak se një javë të plotë vetë filluan procedurë, lëndën në mënyrë eksprese e vendosën në seancë dhe më 5 korrik do të debatojnë për të njëjtën. Nëse Kushtetuesja fillon procedurë për këtë gjë, hapi i ardhshëm është shfuqizimi ose anulimi. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili në muajin maj nënshkroi udhëzuesin, theksoi se kjo është në përputhje me ligjin, ndërsa deri më tani nuk e komentoi kushtetutshmërinë. Ai pohon se ndryshimi bëhet me qëllim që të dëshmohet përkatësia etnike në dokument zyrtar, përkatësisht të parandalohen keqpërdorimet e përkatësisë etnike në procedurën e punësimit.