Gostivar, 57 vjeçari I.E shtypet për vdekje nga kamioni!

TË FUNDIT

Më 23.06.2019, në orën 12:30 minuta në Ministrin e Punëve të Brendshme është njoftuar se në fshatin Skudrinjë, 57 vjeçari me inicialet I.E ka vdekur pasi është goditur nga kamioni i tipit “Tam”, (nën pronësi të tij) ,  pasi ishte parkuar për të ngarkuar bagëtitë për t’i dërguar në thertore kamioni kishte filluar të lëvizte dhe e ka shtypur për vdekje 57 vjeçarin me inicialet I.E nga fshati Skudrinjë.  Ekipi i Stacionit Policor të Gostivarit kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.