Google prezanton logon e re (Foto/Video)

TË FUNDIT

Kompania ka thënë se logoja e re është “e thjeshtë, e pangarkuar, e shndritshme dhe miqësore”.Ajo që vihet re është fakti se logoja e re e Google ka të njëjtat shkronja sikurse logoja e kompanisë “mëmë” që u krijua javë më parë, “Alphabet”.

Po ashtu, ka ndryshuar edhe shkronja “G”, simbol që shihet në aplikacionet ose produktet e tjera të Google për pajisjet smart. Ajo tani do të ketë të 4 ngjyrat e famshme të Google.

Hera e fundit kur Google kishte bërë disa ndryshime në logo është maji i vitit të kaluar, ku lëvizi pozicionin e shkronjave “g” dhe “l”.