Google ndryshon rregullat e kërkimit

TË FUNDIT


Google u jep përparësi faqeve të internetit që u janë përshtatur më shumë telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Ajo që gjiganti i teknologjisë paralajmëroi në muajin shkurt, “apokalipsin” e telefonave inteligjentë e “Mobilegeddon”, do të ndryshojë të martën mënyrën e kërkimit në Google.

Nga data 21 prill motori i kërkimit do të ndryshojë algoritmin e tij të kërkimit duke i dhënë përparësi faqeve të internetit që u janë përshtatur më shumë telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Sipas inxhinierëve të kompanisë, kjo do të thotë që faqet tradicionale, të pozicionuara në krye të rezultateve kur bëhet një kërkim në motorin Google, mund të humbasin dhjetëra pozicione nëse nuk rezulton lehtësisht e arritshme përmes telefonave.

Bëhet fjalë për një përshtatje që Google po bën me realitetin. E thënë më thjeshtë dhe e shpjeguar me terma jashtë botës ‘online’, është njësoj sikur një rrugë ku ndodhet një apo disa dyqane të mbyllet për shkak se autoritetet kanë rishikuar rregullat e shitjes, ndaj dyqanet e ndodhura në këtë rrugë, lind detyrimi që të ‘transferohen’ në rrugën tjetër që të mos humbasin shitjet e tyre.

Sot rreth 60 për qind e trafikut total tek Google mbërrin nga telefonat inteligjentë ose tabletët dhe vetëm 40 për qind nga pajisjet tradicionale si kompjuteri i tavolinës apo kompjuteri lëvizës.

Parë nga ana financiare, kjo pritet të dyfishojë edhe të ardhurat e kompanisë, pasi fitimet nga kontratat me faqet dhe kompanitë që gjenden në Google do të rriten,transmeton Politiko.net.