Gol dhe asist, Muriqi ndihmon skuadrën për të rigjetur avantazhin ndaj “blaugranave”

TË FUNDIT

Baraspesha ka zgjatur shumë pak minuta në “Estadi Mallorca Son Moix”, teksa vetëm 7 minuta pas golit të Raphina, Mallorca ka gjetur sërish avantazhin ndaj “blaugranave”.

Pas një pasimi të gjatë të portierit të vendasve, topi devijohet bukur me kokë nga “bomberi” i “dardanëve”, Vedat Muriqi, duke përfunduar kështu në këmbët e “veteranit” të sulmit, Abdon Prats, i cili me një goditje të lehtë çon topin në rrjetën e “blaugranave”. Rezultati shkon në 2 me 1.