“Goditje e vendosur”, ARM dhe partnerët e NATO-s fillojnë stërvitjen!

TË FUNDIT

Nga gjashtë shtete rreth 2.700 ushtarë duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut prej sot deri më 9 korrik do të mbajnë stërvitje në teren “Goditje e vendosur”. Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ushtria e SHBA-së në këtë stërvitje do të marrin pjesë me 1.300 ushtarë, ndërsa Shqipëria me 25 ushtarë Bullgaria me 25 ushtarë, me 10 ushtarë merr pjesë Lituania dhe Mali i Zi pjesëmarrës do të jetë me 75 ushtarë. Me këtë stërvitje ushtritë do të sigurojnë sinkronizim të forcave të disponueshme dhe kapaciteteve dhe rritje të interoperativitetit midis forcave për operacione speciale të vendeve partnere.

Stërvitjen “Goditje e vendosur”, do ta hapë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti por është paralajmëruar prania e zëvendësministrit të Lituanisë Vitautas Umbrasa, pjesëmarrës gjithashtu do të jetë edhe ushtrues i detyrës ambasador i SHBA-së Mikaela Shvajcer-Blum, komandanti i Komandës së bashkuar operative gjeneral-major Pavle Arsoski si dhe përfaqësues të korit diplomatik mbrojtës nga vendet të cilat marrin pjesë në stërvitjen “Goditje e vendosur”, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.