Goditet një person në vendkalimin për këmbësorë në qendër të Shkupit në rrugën Maqedonia. Këmbësori ka marrë lëndime në kokë dhe krahë, raporton TV21.
Me automjetin e ndihmës së shpejtë personi është transferuar në spital.
Policia po heton në vendin e ngjarjes.
