Goce Sedloski, trajner i ri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Futboll

TË FUNDIT

Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e sotme vendosi që Goce Sedloski të emërohet trajner i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Futboll, përcjell TV21. Vendimi u mor me propozim të Komisionit për zgjedhjen e trajnerit, të përbërë nga drejtues të lartë të FFM-së dhe ish-futbollistë të njohur.

Sedloski është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit të Maqedonisë. Si futbollist ka zhvilluar 100 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola për kombëtaren, ndërsa ka edhe përvojë të mëparshme si trajner dhe selektor i përkohshëm i ekipit kombëtar.

Në karrierën e tij si trajner, ai ka drejtuar disa klube në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë saj, duke fituar tre tituj kampioni dhe një Kupë.

Nga FFM shprehen se besojnë se përvoja dhe autoriteti i Sedloskit do të sjellin stabilitet dhe përparim për përfaqësuesen kombëtare në periudhën e ardhshme.