Komisioni i përbashkët historiko-arsimor me Bullgarinë, ngeci në harmonizimin e çështjes për Goce Dellçevin. Ministrja bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva nxiti tensione mes Sofjes dhe Shkupit me deklaratën e saj se Dellçev është bullgar. Profesoresha Natasha Kotllar nga Instituti për histori kombëtare thotë se deklaratat e ministres Zaharieva kanë qëllime politike dhe shtoi se faktorët politik nevojitet që në mënyrë tjetër të vendosin çështjen rreth arritjes së marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Kam përshtypjene se punët kanë lëvizur nga vendi i tyre dhe besoj se rezultati përfundimtar nuk do të jetë ashtu siç duhet për shkak se në çdo ndërtim, po ashtu edhe në politikë duhet të keni bazë të shëndoshë. Vlerësoj se vetë marrëveshja po shkon në drejtim të keq. Nëse ne me të vërtetë duam të organizojmë politikë të mirë me fqinjët, mendoj se përmbajtja e marrëveshjes duhet të jetë më ndryshe”, theksoi Natasha Kotllar nga Instituti për Histori Kombëtare.
Në lidhje me paralajmërimet për kremtimin e përbashkët të 7 tetorit, kur në vitin 1946 Bullgaria ia dorëzoi eshtrat e Dellçevit Maqedonisë, Kotllar thotë se nuk ka nevojë që të kremtohet së bashku për shkak se ne i kemi caktuar ngjarjet, momentet dhe ndodhitë tona historike që do t’i festojmë. Por shton se askush nuk e kufizon fqiun tonë lindor që të festojë atë që është e rëndësishme për ta.
“Veprimtaria e tij në Bullgari ka qenë e shkurtër në pjesën e organizatës maqedonase për emigrantë që ka qenë nën ombrellën e pushtetit zyrtar, ndërsa atë që ka bërë organizata revolucionare ka qenë në bazë të kushteve të osmanlinjve dhe ai ashtu është përcaktuar. Nëse niset nga ajo që ai ka qenë gjysmë bullgar dhe gjysmë maqedonas, me të vërtetë është qesharake dhe e pakuptimtë për njerëzit të cilët vlerësojmë se jemi të arsimuar dhe se jetojmë në shekullin 21”, deklaroi Natasha Kotllar nga Instituti për Histori Kombëtare.
Edhe pse nuk është pjesë e Komisionit të përzier të ekspertëve, historiani bullgar Çavdar Marinov në intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se për të njëjtat çështje, vendet fqinje ende debatojnë në një nivel të lartë madje edhe në nivel politik, gjë që është absurde.
“Unë mendoj se Goce Dellçev i përket edhe Bullgarisë edhe Maqedonisë, por për këtë çështje duhet të diskutohet në mënyrë objektive, të debatojnë historianët. Ata çdoherë do të jenë objekt i ndonjë debati që duhet të udhëhiqet në mënyrë të qetë, pa ofendime dhe në kornizat e një dialogu pa qëllime nacionaliste. Për fat të keq, atë që e shohim sot është e kundërta, të paktën nga ana e Bullgarisë shikojmë angazhim të qartë nacionalist të historianëve”, potencoi Çavdar Marinov, Historia Bullgar.
Javën e kaluar në Sofje u mbajt seanca e parë e Komisionit ndërqeveritar me të cilin kryesonin ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva, ndërsa paraprakisht është mbajtur mbledhje e Komisionit të historianëve me Maqedoninë në të cilën nuk u arrit harmonizim për figurën e Goce Dellçevit.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
