Deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, ish-ministër për punë të Jashtme, Antonio Milloshovski, pohon se burime diplomatike në Ministrinë e Jashtme kanë zbuluar se propozimi i fundit i Sofjes zyrtare është që kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Bullgarisë, Zaev dhe Borisov, të pajtohen me këtë definicion mbi figurën e Goce Dellçevit:
“Goce Dellçev është maqedonas në kuptimin rajonal të fjalës, ndërsa në kuptimin e përkatësisë kombëtare-etnike Goce Dellçev është bullgar i lindur në hapësirën e Maqedonisë gjeografike”, shkruan në rrjetin social Facebook, Antonio Milloshovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ky definicion, shkruan Milloshovski, më pas do të zbatohej edhe për shumë figura të tjera historike si Dame Gruev, Nikolla Karev, Gjorçe Petrov, Panko Brashnarov, Kiro Gligorov e të tjerë. Këto fjalë të deputetit i hodhi poshtë Qeveria. Përmes një reagimi i quajtën si të pavërteta dhe shpekulime.
“Propozim i tillë nuk ekziston, as nuk ka qenë lëndë diskutimi, ndërsa deklarata e deputetit Milloshovski është spekulim i pahijshëm dhe vetëm i shkakton dëm procesit të cilën e udhëheqë komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Po edhe pse Qeveria mohon, me sa duket pohimet e Milloshovskit janë dukur të besueshme edhe për pjesëtarë të LSDM-së. Ish zëvendësministri i arsimit nga partia e Zaevit Petar Atanasov ka shkruar se si në kuptimin politik, po ashtu edhe si simbol shtetëror, Goce Dellçev me kombësi është maqedonas. “Me sa mend dikush përpiqet të bisedojë për identitetin e tij etnik për të cilin dihet se ka elemente
