Hans Kluge, shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, deklaroi sot se gjysma e viktimave nga koronavirusit i ri në Evropë janë nga shtëpitë për kujdes të pleqve.
Ai në konferencën për shtyp tha se bëhet fjalë për “tragjedi të paparë” dhe se pasojat nga Kovid-19 në shtëpi të tilla kanë treguar “fotografi të thellë shqetësuese” ku pleqtë shpesh herë janë lënë pas dore.
Kluge tha se punonjësit shëndetësor në objekte të tilla shpesh herë janë mbingarkuar dhe nuk janë paguar sa duhet dhe bëri thirrje të sigurohet pajisje më e madhe mbrojtëse.
Edhe pse pandemia stabilizohet ose bie në disa vende evropiane, kjo është larg asaj, tha ai, duke theksuar se rreth gjysma e të gjithë të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi në botë janë në Evropë./MIA
