Gjykata Themelore Shkupi 1 ka caktuar masën e paraburgimit për 5 të arrestuar sot gjatë aksionit policor “Rrufeja”, i cili u zhvillua në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.
Ndaj dy të arrestuarëve të tjerë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Personat e arrestuar dyshohen se ishin bashkëpunëtorë të grupit të armatosur në incidentin e armatosur të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Nga të arrestuarit, tre veta janë nga fshati Hotël i Kumanovës, dy nga Breza e Shkupit, një nga Hara[ina dhe një nga fshati Mate[ i komunës së Likovës.
