Në gjykatën Themelore të Tetovës vazhdoi seanca për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës, ku katër të akuzuar – ish-drejtori Haki Fazliu, përgjegjësi i komisionit të furnizimeve Artan Arsllani, inxhinieri Bajram Muça dhe pronari i kompanisë që kryeu punimet, Sejdi Shasivari – përballen me akuza për keqpërdorim të mbi 11 milion eurove.
Ekspertët e jashtëm, inxhinierja Dushanka Popova dhe eksperti ekonomik Jane Damjanski, deklaruan se gjatë ndërtimit nuk ka pasur shtim të punimeve apo ndryshim të çmimit, por vetëm ndryshime të vëllimit të punës që nuk ndikonin në koston përfundimtare.
Seanca sot përfundoi me dëgjimin e tyre, ndërsa në takimin e ardhshëm më 20 prill priten ekspertë të tjerë dhe mund të kërkohen përgjigje edhe nga Ministria e Kulturës.
