Gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno” anulohet edhe sot

TË FUNDIT

Gjykimi për rastin “Parcelat në Vodno” anulohet për më 10 shtator për shkak të mungesës  së mbrojtësit të të akuzuarës Ratka Kamçeva, të cilin këshilli gjyqësor e ka njoftuar se duhet të marrë pjesë në në një seancë tjetër në lëndë tjetër.

Paraprakisht seanca sërish e cila duhej të mbahet më 30 gusht, ishte anuluar për shkak të testimit për Kovid-19 të prkurores Lile Stefanova.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Sipas akuzës, Nikolla Gruevski është akuzuar për veprat “larje parash dhe për fitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është akuzuar për “ndihmë gjatë veprës penale  larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndëshkuese”.