Gjykimi për rastin “Monstra” shtyhet për më 26 gusht

TË FUNDIT

Gjykimi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 26 gusht. Seanca e sotme për “Monstrën” u shty për shkak të mungesës së prokurorit publik, raporton TV21.

“Për shkak të interest të mediave, organizatave joqeveritare të cilat ndjekin seancën për rastin “Monstra”, informojmë publikun se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, seanca e caktuar për më 06.07.2020, është shtyrë. Seanca kryesore është caktuar për më 26 gusht 2020 në ora 10:00”, njoftojnë nga Gjykata Penale Shkup.

Rastin “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.