Gjykatësit thonë se nuk kanë presion politik

TË FUNDIT

Gjykatësit e kanë presionin më të madh nga mediat, edhe pse kjo nuk është arsye pse ata të mos gjykojnë sipas bindjes së tyre të drejtë, deklaroi sot gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska nga Gjykata themelore 1, në tribunën mbi sigurimin e pavarësisë së gjyqtarëve. Si një shembull për kryerjen e presionit, ajo e theksoi rastin “Likuidimi” ku midis të tjerëve, ishte dënuar edhe gazetari Tomisllav Kezharovski.

„Ne nuk mendojmë që na bëjnë presion politik. Edhe pse tashmë 10 vjet me radhë jam gjykatëse, deri tani nuk më ka ndodhur që të më marrë në telefon as një politikan, ministër ose çfarë do personi tjetër që ushtron një funksion publik dhe të më thotë se duhet të sjell ndonjë vendim të tillë, dhe aq më pak, të më kërcënohet me diçka në qoftë se nuk e zbatoj atë që më kanë thënë”, tha Diana Gruevska Ilievska nga Gjykata Themelore 1.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski, konfirmon se të gjitha parregullsitë që kanë ndodhur në gjyqësi, dhe të cilat kanë qenë pengesë në sigurimin e pavarësisë, janë tejkaluar tashmë. Sipas tij, secili gjykatës duhet vetë ta sigurojë pavarësinë e vetë.

„Pozita e pavarësisë dhe autonomisë së gjyqësisë dhe pushtetit gjyqësor sigurohet edhe përmes organizimit të gjyqësisë dhe të pushtetit gjyqësor si një tërësi unike dhe prandaj theksoj se në pajtim me përcaktimin kushtetues ndalohet themelimi i gjykatave të jashtëzakonshme“, tha branko Ushkovski nga Këshilli Gjyqësor.

Gjyqtarja Antoaneta Dimovska nga Gjykata themelore Shkupi 2 thotë se gjyqtarët me njohuritë e veta dhe me integritetin që e posedojnë, duhet mbeten të pavarur. Por për atë, për sigurimin e gjyqësorit të pavarur, më shqetësuese janë ndryshimet e shpeshta të ligjeve, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me afatet kohore, ekspertizat, si dhe me Këshillin për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve, ajo më tepër shtoi:

„Është fakt se nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe nën presionin tonë personal që të dëshmojmë se çfarë kemi bërë? Sipas mendimit tim dhe sipas mendimit të 90% të kolegëve, janë sjellë disa ndryshime ligjore që nuk janë të mira. Besueshmëria në gjyqësor është në nivel shumë të ulët. Kur bëhen të gjitha anketat. Ne nuk kemi nevojë për anketa të tilla. Kur fillojmë të flasim mes qytetarëve, njerëzit nuk na besojnë. Le të mos na keqkuptojë publiku se ne po i shmangemi përgjegjësisë. Nuk mund të iket nga përgjegjësia. Gjyqtarët duhet gjithmonë të dënohen në mënyrë më të rreptë kur do ta keqpërdorin funksionin e tyre zyrtar; pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së punës që e kryejnë”.