Gjykatësit kushtetues veprojnë kundër Kushtetutës! KSHPK me dyshime për Komunën Qendër për “Ringun e vogël”

TË FUNDIT

Pas vendimit të gjykatësve kushtetues që vetë të miratojnë nen brenda Rregullores, sipas të cilit ata do të marrin kompensime të rrogës prej 35%, KSHPK paralajmëroi se do ta kontrollojë këtë rast. Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha se bazë kushtetuese për një gjë  të tillë nuk ekziston.

 “Para pak kohe, kah fundi i tetorit, Gjykata kushtetuese e ka ndryshuar Rregulloren duke marrë dispozita nga ligji për gjykatat, ka shtuar edhe një dispozitë me të cilën definohen këto të drejta. Por është fakt se në Kushtetutë thuhet se me Rregulloren e Gjykatës kushtetuese rregullohet mënyra e veprimit të Gjykatës kushtetuese që do të thotë se parashtrohet pyetja nëse dispozita të këtilla duhet të jenë pjesë e kësaj rregulloreje”, theksoi Biljana Ivanovska – Kryetare e KSHPK.

Komisioni Antikorrupsion konfirmoi se përgatitja e planit “Ringu i vogël” i cili është nënshkruar për një denarë për metër katror me kompaninë për përpilimin e planeve Bild Urban, nuk i lë Komunës Qendër mekanizëm për mbrojtje nëse plani nuk përgatitet në kohë dhe me cilësinë e kërkuar – deklaroi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. Bëhet fjalë për përpilimin e planit i cili përfshin parkingun përballë Holiday Inn, i cili paraprakisht është përgatitur nga kompania e njëjtë por nuk përputhet me planin e përgjithshëm urbanistik.

 “Fakti që plani përpilohet me çmim shumë të ulët e rrit edhe rrezikun nga sjellja korruptive, përkatësisht nënshkrimin e marrëveshjeve mes planerit dhe pronarëve të tokave që janë investitor të ardhshëm. Kryetari i Komunës nuk ka vepruar në përputhje me Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik me të cilin parashihet sigurimi i inkulzivitetit dhe participimit në procesin e planifikimin urbanistik”, u shpreh Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK.

Anëtarët e Antikorrupsionit përsëri e theksuan praktikën në institucione ku emërohen Ushtrues detyre në postin Drejtor dhe nuk shpallen konkurse, ndërsa një drejtor disa herë emërohet për postin e njëjtë. Kjo sjell rrezik për ndikim politik, përkatësisht në këto poste vendosen kuadro partiake, ndërsa më pas ka edhe revanshizëm partiak nëpër vetë institucionin, theksoi Ivanovska.

Në mungesë të respektimit të ligjeve materiale për zgjedhjen e drejtorëve me anë të konkursit dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë, zbatohet mënyra e punës e cila me vite ndërtohet në shoqërinë tonë dhe lë hapësirë për ekzistimin e rrezikut të lartë nga ndikimi politik.