Gjykatësi i procedurës paraprake ia mori pasaportën Lidija Dimovës

TË FUNDIT

Gjykatësi i procedurës paraprake ia mori pasaportën ish drejtoreshës së Agjencisë nacionale për  programe arsimore evropiane dhe mobilitet Lidija Dimova për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale “mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkësisë evropiane”.

Nga Gjykata Themelore Penale Shkup kumtuan se  vendimi për marrje të dokumentacionit rrugor është sjellur  edhe për A.G., për të cilin ekziston dyshim se  e ka bërë  veprën penale “mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkësisë evropiane”. Sipas Gjykatës, të dyshuarit përkohësisht duhet të paraqiten në gjykatë,  ndërsa u ndalohet  edhe kryerja e disa  veprimeve të punës.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për përcaktim të masave të kujdesit,  para gjykatësit të procedurës paraprake sot ishin thirrur L.D. për të cilën ekziston baza ndërsa nga neni 249 – a fq. 2 me fq.1 neni 22 dhe Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim sipas nenit 353 fq.5 dhe fq.3, fq.1 neni 45 i KP dhe nga neni 249 – a  fq.2, fq.1 neni 22. Duke i vlerësuar faktet dhe arsyet  për shkak të të cilave edhe  është dorëzuar propozimi  gjykatësi i procedurës paraprake solli vendim  me të cilin e pranoi propozimin edhe të L.D. dhe A.G. të cilëve ua përcaktoi masën – Marrje të dokumentacionit rrugor ose dokument tjetër për të dalur jashtë shtetit, obligim për paraqitje të përkohshme në gjykatë dhe Ndalesë për kryerje të  disa veprimtarive të punës”, citohet në kumtesën gjyqësore.

Para dy ditëber, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi edhe propozimin  për përcaktim të masave të kujdesit për Z.Z. të përfshirë në hetim konkret.