Gjykata Supreme e Koresë së Jugut e ka konfirmuar dënimin me 20 vjet burg për ish-presidenten Park Geun-he për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ajo akuzohet gjithashtu për marrje ryshfeti në një çështje të veçantë, pas skandalit në vitin 2017, i cili çoi në revokimin e saj.
Vajza e diktatorit Park Çung-he u largua nga funksioni i presidentes në mars të vitit 2017 pas protestave disajavëshe që kërkonin dorëheqjen e saj. Ajo u akuzua për ndihmën e mikut të saj të ngushtë Çoi Son-sil të zhvate para nga kompanitë e Koresë së Jugut, përfshirë edhe Samsungun.
Park do të kalojë 22 vjet në burg pasi është dënuar edhe me dy vjet për ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016.
