Gjykata supreme e Turqisë do ta shqyrtojë peticionin për konvertimin e muzeut “Aja Sofia” në xhami

TË FUNDIT

Gjykata më e lartë turke sot do ta shqyrtojë peticionin në të cilin kërkohet që muzeu “Aja Sofia” në Stamboll të konvertohet në xhami, njofton DPA.

Statusi nga objekti fetar në muze është ndryshuar me dekret në vitin 1934.

Vendimi i gjykatës mund të sillet ose sot ose në afat prej 15 ditëve, njofton agjencia turke “Anadolu”.

Para zgjedhjeve të vitit të kaluar presidenti Rexhep Taip erdogan foli për mundësinë që “Aja Sofia” të konvertohet në xhami.

Kjo e ndau shoqërinë turke ku shumica mendojnë se statusi aktual i muzeut të “Aja Sofias” është reflektim i sekularizmit në vend.

“Aja Sofia” është simbol kulturor edhe për myslimanët edhe për krishterët dhe çdo vit e vizitojnë miliona turistë./MIA