Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krime lufte, pritet të votohen nga deputetët në seancën e Kuvendit më 7 maj.
Ndërsa po gjatë muajit maj kërkohet të miratohet edhe Ligji që përcakton strukturën dhe funksionimin e kësaj Gjykate.
Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga institucionet e Kosovës që ta përfundojnë çështjen e Gjykatës Speciale gjatë muajit maj, sidomos tashmë kur në institucione janë kthyer edhe deputetët e Listës Serbe, shkruan gazeta Zëri./ 21MEDIA
