Gjykata Speciale në Kosovë ka bastisur mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me avokatin Artan Çerkini dhe Prokurorinë e Dhomave të Specializuara, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Lidhur me rastin, portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe ZPS-në, dhe është pritje të një përgjigjeje zyrtare.
