Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Agim Islamit për rigjikim të rastit “Alfa”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Islamit, kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit.
“Arsyetimi i vendimit negativ është bazuar se: Maqedonia nuk ka ekspert në Byronë për Ekspertizë të Maqedonisë, që të japë mendim për ekspertizën e bërë jashtë shtetit tonë, dhe nuk pranohet ekspert të licencuar nga shtetet tjera që ta bëjnë atë. Kjo i bie në qoftë se Maqedonia nuk ka kirurg mjek për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjek nga jashtë shtetit”, ka shkruar Islami, i cili tash e 17 vjet vuan dënim me burg.


