U prolongua procesi i debatit dhe sjelljes së vendimit për Ligjin për përdorimin e gjuhës. Gjykata kushtetuese vendosi që të mbajë seancë përgatitore për shkak se siç u theksua ekzistojnë disa çështje të kontestueshme, e jo si rezultat i presioneve. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, porositi se pasi që të përfundojë debati, do të vazhdojë debati për dispozitat e kontestueshme nga ligji.
Kostadinovski tha se në atë seancë përgatitore dëshirojnë që të dëgjojnë mendimet e opinionit të ekspertëve si dhe të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, ndërsa pritet që ajo të mbahet në mars të vitit të ardhshëm. Vazhdimi i debatit në Gjykatën Kushtetuese duhet të mbahet më së paku deri në maj të vitit 2025.
Në seancën e sotme të Gjykatës kushtetuese, nuk morën pjesë gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari pasi paraprakisht e paralajmëruan këtë. Në fillim gjykatësi Fatmir Skender kërkoi prolongim të seancës me qëllim që të ndërrojnë mendje gjykatësit Kadriu dhe Ajdari, por propozimi i tij u refuzua. Pas kësaj ai e lëshoi seancën.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u kontestua me 13 nisma të qytetarëve, partive të ndryshme politike dhe shoqatave, i njëjti u formua në 2019, ndërsa Komisioni i Venecias dha vërejtje për këtë ligj.
