Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra zv/kryeministren e Shqipërisë, mediat raportojnë se Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tenderë

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka dhënë dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendës Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ndalim i daljes jashtë vendit, përcjell TV21. Sipas mediave vendimi është dhënë nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë, e që lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Ndërkohë në një reagim zyrtar, Gjykata e Posaçme njoftoi se për momentin nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun dhe se do të njoftojë në momentin e duhur procedural.