Gjykata e Lartë hodhi poshtë paditë kundër Trumpit

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA-së i hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit, Donald Trump, të cilat e ngarkonin se gjatë mandatit i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit me ruajtjen e pronësisë mbi perandorinë e tij afariste, përfshirë edhe një hotel në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Gjykatësit i hodhën poshtë dispozitat e gjykatave më të ulëta të cilat lejuan padi – njëra e ngritur nga Uashingtoni dhe shteti Merilend dhe tjetra e ngritur nga prokurorë, ndërsa gjithashtu refuzuan t’i dëgjojnë ankesat e Trump kundër këtyre vendimeve. Ata i urdhëruan gjykatat më të ulëta t’i hedhin poshtë rastet kontestuese.

Në padi pohohet se Trump i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit, me të cilat ndalohet pranimi i dhuratave dhe parave prej qeverive të huaja dhe qeveritë federale pa miratim nga Kongresi.