Gjykata e anuloi ankesën e Trampit në Miçigen

TË FUNDIT

Shtabi zgjedhor i kandidatit presidencial republikan, Donald Tramp, e humbi kontestin para gjykatës në Miçigen, njoftuan mediat britanike.

Shtabi zgjedhor i Trampit kërkoi që të ndalojë numërimi i votave në këtë shtet federal amerikan, megjithatë gjykatësi shtetëror i Miçigenit e hodhi poshtë ankesën.

Shtëpitë mediatike amerikane, Foks Njuz, Si-En-En dhe En-Bi-Si e shpallën Bajdenin fitues në Miçigen duke i fituar mbi 50,6 për qind të votave, derisa Trampi i fitoi 48,8, në bazë të 99 për qind të numrave të numëruara.