Gjykata amerikane shpall të pavlefshëm vendimin për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve federalë

TË FUNDIT

Gjykata federale në SHBA e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e administratës së presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19 për punonjësit federalë.

Gjykatësi federal për rajonin jugor të Teksasit, Jeffrey Brown mori vendimin që të pengojë këtë vendim të administratës duke theksuar se ata që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit federalë kanë më shumë gjasa të arrijnë sukses në gjykatë.

Gjykatësi i emëruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se “Sipas ligjeve aktuale është shumë vështirë që presidenti amerikan Joe Biden me goditjen e stilolapsit pa kontributin e Kongresit të marrë një vendim që do të ndikojë në kushtet e punësimit të miliona punonjësve federalë”.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se do ta apelojë këtë vendim të marrë në një gjykim të ngritur nga një grup i emërtuar “Punonjëst dederalët për lirinë mjekësore”.

Presidenti Biden në shtator njoftoi se me opsionin e testit të rregullt ka vendosur detyrimin për vaksinimin e detyrueshëm për 3.5 milionë punonjës federalë, vendim ky i cili hyri në fuqi në muajin nëntor./AA/