Gjukanoviq sot viziton Prishtinën, Bërnabiq Shkupin

TË FUNDIT

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot do të vizitojë Kosovën.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë Çelësin e qytetit.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, Bërnabiq do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të marrë pjesë edhe në samitin që e organizon “Maqedonia 2025”.