Gjukaj: Kriza energjetike do të vazhdojë (Video)

TË FUNDIT

Kosova edhe në ditët e verës është duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Kjo krizë energjetike pritet të vazhdojë dëri në ardhjen e “Kosovës së re”, projekti i së cilës ende nuk ka filluar. Kështu thotë drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj në një intervistë për KosovaPress, ku thotë se hetimet mbi eksplodimin më 6 qershor 2014, ku humbën jetën dy punëtorë të KEK-ut, janë duke vazhduar nga policia, Kurse, TC “Kosova B”, mund të funksionojë vetëm tetë orë pa ujin e liqenit të Ujmanit.

Bisedimet e fundit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, Gjukaj thotë se ishin kryesisht për Ujmanin dhe nuk ka ujdi për të. Arben Gjukaj vazhdon të jetë në krye të KEK-ut që nga ardhja e qeverisë Thaçi në vitin 2008 dhe KEK-u, asnjëherë nuk ka shpallë konkurs për ketë pozitë.
Për dështimin me furnizim të rregullt me energji elektrike, ai thotë se janë dy probleme të cilat ndikojnë negativisht.
Ka mungesë të kapaciteteve gjeneruese për arsye se Kosova ka një deficit të prodhimit në krahasim me konsumin e vendit. Diku në sezonin e dimrit në bazë të shënimeve para dy viteve kemi pasur 400 megavat mungesë. Por edhe… njësite gjeneruese konkretisht “Kosova A” ka mbushur mbi 45 vjet, ndërsa “Kosova B” 35 vjet. Të dyja këto janë probleme që e përcjellin sektorin e energjisë elektrike në përgjithësi”, tha Gjukaj.