Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare, deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi. Ai mes tjerash shtoi se gjysmën e mbledhjeve të Qeverisë i ka udhëhequr në shqip.
“Gjysmën e mbledhjeve qeveritare i kam udhëhequr në shqip, kështu funksionon edhe Kuvendi. Ashtu që gjuha shqipe, gjuhë zyrtare është punë e kryer”, deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.
