Gjuha e urrejtjes ne internet/ Pendarovski: Parandalimi i fjalëve diskriminuese është thelbësor

TË FUNDIT

“Kushdo që fshihet pas tastierës duhet të jetë i vetëdijshëm  se është përgjegjës për atë që thuhet ose shkruhet”. Kështu u shpreh Presidenti Stevo Pendarovski  në debatin publik me temë “Fjalim diskriminues në media digjitale”,  të organizuar nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Instituti për qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike.

“Komunikimi nuk duhet të përqendrohet siç është tani në një pjesë të madhe të energjisë negative, zhgënjimeve, sulmeve ndaj personit, fjalëve diskriminuese ose gjuhës së urrejtjes. Për këtë qëllim parandalimi është thelbësor. Nuk duhet të lejojmë që fjalët diskriminuese të shndërrohen në gjuhë të urrejtjes dhe në këtë mënyrë të rrënohen themelet e një shoqërie që duhet të mbështetet në komunikim korrekt dhe debat të arsyeshëm.”- deklaroi Stevo Pendarovski President i RMV-së.

“Ne si komision për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi bëjmë gjithçka brenda kornizës së mundësive tona dhe burimeve që kemi në dispozicion për t’iu përgjigjur të gjitha ankesave, megjithatë nëse vazhdon kështu ky trend, puna e Komisionit mund të bllokohet.”- pohoi Kire Vasilev Kryetar i Komisionit për parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Këshilli Evropian kohë të gjatë ka punuar në këtë temë për parandalimin e gjuhës së urrejtjes, para se të publikohen dokumente të ndryshme, opinion juridik e cila synon të ndihmojë shtetet për tu marrë më lehtë më gjuhën e urrejtjes.”- tha Maria Andreva nga Këshilli Evropian.

Pendarovski gjithashtu tha se është i bindur që bashkëpunimi dhe veprimet e përbashkëta në shoqëri do e luftojnë diskriminimin në hapësirën e internetit, por edhe në jetën publike në përgjithësi.

error: Content is protected !!