Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Click Plus në TV21 bëri të ditur se do të shkojë që të bashkëbisedojë me qytetarët për kalimin ilegal në Bit Pazar. Gjorgjievski tha se do të dëgjojë zërin e qytetarëve, që siç tha, nëse shumica e qytetarëve mendojnë se duhet të ketë vendkalim për këmbësorë do të mundësohet kalim i rregullt për këmbësorë.
“Dua të shkoj në vend dhe të diskutoj personalisht me qytetarët. Nëse qytetarët mendojnë shumica, nuk po flas për individë që mund të kenë një biznes privat, kështu që kjo do të ndikonte pozitivisht ose negativisht në biznes, po flas për qytetarët që e përdorin atë për njerëzit e thjeshtë. Nëse ata mendojnë se duhet të ketë një kalim për këmbësorë atje, atëherë unë do të përgatis një projekt trafiku dhe do të mundësoj një kalim të rregullt për këmbësorë. Nëse shumica mendon se duhet të mbyllet, ne do ta mbyllim dhe unë nuk do të heq dorë nga kjo. Unë gjithmonë dal përpara dhe programi im, nëse e shihni, është bazuar gjithmonë në kërkesën e qytetarëve dhe nevojat reale të qytetarëve, duke zgjidhur probleme që kanë vazhduar për dekada, kështu që po mendova se duhet të mbyllet nëse shumica e qytetarëve mendojnë ndryshe, do t’i dëgjoj. Në ditët në vijim, do të shkojmë atje do ta marr me vete dhe kolegun tim Izet Mexhiti do të shkojmë në vendngjarje, do ta dëgjojmë zërin e qytetarëve”, u shpreh Orce Gjorgjievski – kryetar i Qytetit të Shkupit.
