Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u tërhoq nga vendimi për ta vendosur udhëheqësin Miro Kacarov në krye të Sallës Universale dhe tani thotë se ai është vetëm zgjidhje e përkohshme. Këtë e deklaroi pas reagimeve në publik, pasi Kacarov u emërua të udhëheqë Univesalen, për të cilin Gjorgjievski thotë se mori këtë vendim pasi dështoi konkursi i mëparshëm.
“Salla Universale ka v.d. drejtor, siç e dini edhe vetë, nga radhët e të punësuarve, ai është Miro Kacarov. Aty kishim zhvilluar një thirrje e cila dështoi dhe duhej të emërohej v.d. drejtor nga të punësuarit brenda institucionit, ndërsa në 7 ditët e ardhshme do të zhvillohet procedurë për zgjedhjen e një drejtori të ri”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit .
Në komenin e tij u prononcua edhe Kacarov, i cili thotë se ai është i punësuar në Sallën Universale që nga viti 2019 dhe se është logjike që dikush nga aty të vendoset në këtë funksion.
“Si i punësuar këtu, e di si duhet të menaxhohet, i di edhe aspektet e mira dhe të këqija, njësoj si kolegët e mi, sepse ne të punësuarit jemi mushkëritë e Sallës Universale. Unë jam vendosur përkohësisht në këtë pozicion që të mund të marrin pagë të punësuarit. Nëse nuk ka përgjegjës në këtë funksion, nuk do të mund të marrin”, theksoi Miro Kacarov, u.d. drejtor i Sallës Universale.
Kacarov u emërua u.d. drejtor i Sallës Universale me vendim të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, pasi Gorjan Hristovski, i cili më parë e ushtronte këtë funksion, i përfundoi mandati. Salla Universale filloi të rinovohet pasi u dogj plotësisht në zjarrin që shpërtheu në prill të vitit 2024.
