Gjorgiev: Çështjet historike të mos shfrytëzohen si mjet politik

TË FUNDIT

Në përgjithësi,  e gabuar është qasja  çështjet historike  të shfrytëzohen si mjet politik. Polemikat historike, moskuptimet dhe  kontestet  historiografike duhet t’i zgjidhin historianët, ndërsa jo politikanët. Komisioni duhet të  lihet të punojë pa përzierje dhe  presion. Politika duhet  të hapë hapësirë për Komisionin, ndërsa jo e kundërta, thotë historiani Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit të Maqedonisë në komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje  historike dhe arsimore, në deklaratë për Dojçe vele.

Potencon se për të, më e dhimbshme  ka qenë  njohuria se sa pak njihemi si shoqëri.

“Për ta thyer akullin na duhet kohë, dialog dhe durim. Deklaratat politike nuk do të dëshiroja t’i komentoj,  qofshin ato nga ana bullgare ose maqedonase”, thotë Gjorgiev.

Për shkak të këtij parimi,  ai nuk kthehet  individualisht në qëndrimet e nxjerra nga kryeministri Zoran Zaev në intervistë për agjencinë bullgare BGNES. Por, ajo që për momentin  e pasqyron situatën, e konsideron si rezultat i qasjes së gabuar të përgjithshme.

“Për mua më e dhimbshme është njohuria se sa pak njihemi si shoqëri,  ndërsa nga ana tjetër  pritjet u bënë të mëdha. Dhe për atë  kur nuk do të pajtohemi  për ndonjë çështje, atë me dhimbje e përjetojmë. Në Bullgari u zhgënjyen, sepse shpresonin se këtu lehtë do ta imponojnë perceptimin e tyre dhe se ajo do të pranohet. Vetoja bullgare këtu u përjetua me dhimbje, sepse  konsiderohej se do të  mbisundojë afërsia. Ajo është rezultat i faktit se pak njihemi. Na duhet kohë për të diskutuar, nëse duhet edhe të grindemi, kuptohet, në nivel shkencor, me qëllim që më mirë të njihemi, dhe të mos i ngritim  pritjet e pabaza, por t’i mbajmë  në nivel të mençur, në plan afatgjatë. Ashtu zhgënjimet do të jenë më të vogla,  ndërsa shumë më e madhe koha e përkushtuar në dialog. Për ta thyer akullin na duhet kohë, dialog dhe durim”, potencon Gjorgiev.