Gjorçe Petrov, Ilinden ose lokacioni i tretë/ Dy dekada, shumë ministra – asnjë lopatë për një klinike të re

TË FUNDIT

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali pas ngjarjes së sotme në Klinikën e onkologjisë, njoftoi edhe për  ndërtimin e  Qendrës së re klinike, ndërsa  si lokacione të mundshme i përmendi Gjorçe Petrov, Ilinden dhe një lokacion të tretë ku tashmë ekziston një spital, me ndërtim shtesë dhe zgjerim të veprimtarisë. Sa i përket ligjit për qendrën e re klinike, tha se tani për tani sa duket i njëjti do të tërhiqet, megjithatë ende nuk kanë sjellë vendim përfundimtar. Pothuajse dy dekada, shumë ministra në kolltukun e këtij resori, megjithatë asnjë aksion për Qendrën e re Klinike.

“Ende nuk kemi ardhur në fazë të përcaktimit të lokacionit, përmbajtjes dhe madhësisë së klinikës, sa do të jetë, pra nuk i dimë dimensionet, as lokacioni nuk është caktuar 100%. Një nga lokacionet është kazerma Ilinden, por duhet të përmend që janë tre pozicione temë diskutimi.

Cila nga lokacionet do të caktohet, kjo varet përveç momentit politik i cili vlerësoj se nuk është kryesor, do të jetë në pjesën e kushteve kadastrale”- deklaroi Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë.