Novak Gjokoviq, kampioni i Uimbëldon dhe Australia open dhe për momentin tenisti më i mirë në botë, është pozitiv me Kovid-19.
Gjokoviqi menjëherë pas arritjes nga “Adria tur” në Zarë, e vizitoi mjekun e tij në Beograd, ku u testua dhe rezultatet për fat të keq janë pozitive.
Bashkëshortja e tij gjithashtu është pozitive, ndërsa fëmijët nuk kanë virus.
Edhe pse nuk ka ndjerë kurrfarë simptoma, që do të ngrenin dyshime për praninë e virusit në organizimin e tij, Gjokoviq ka insistuar të bëjë teste të koronavirusit pas arritjes në Beograd.
Ajo që është mësuar paraprakisht është se një anëtar i ekipit të tij, trajner i palestrës Marko Panikio, i cili u testua në zarë, gjithashtu ishte pozitiv me Kovid-19.
Gjithçka filloi kur u zbulua se tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili të shtunën hoqi dorë nga gara e mëtutjeshme në “Adria tur” është pozitiv me Kovid-19./MIA
