Gjatë ditës së djeshme (05.09.2021) Ministria e Brendshme ka vazhduar aksionin kontrollues në të gjithë vendin. Siç informojnë nga MPB-ja për 24 orë janë gjobitur 703 shoferë për vozitje të shpejtë, transmeton TV21. Theksojnë se 84 shoferë kanë vozitur për 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h. 354 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë zonave të banuara, ndërsa 349 në zonat e banuara.
