Në kuadër të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 masa , mes të cilave 32 për vozitje të shpejtë, 16 për vozitje pa patentë shoferi dhe nëntë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Nga MPB-ja kumtuan se janë shqiptuar 13 sanksione për përdorimin e celularit, shtatë për kalimin e një sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre për mosrespektimin e përparësisë, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 68 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme .
Paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.
