Gjithçka u kap nga kamerat, vihet në pranga hajni i veturave në Durrës

TË FUNDIT

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qëllimi”, duke arrestuar një 43-vjeçar me precedentë penalë, i dyshuar për vjedhjen e dy automjeteve.

Elton Tafa (Beu), 43 vjeç, u kap pas një kallëzimi për vjedhjen e një automjeti më 28 shtator 2025. Hetimet treguan se ai e kishte çuar mjetin në Durrës, me synim ta shiste, por automjeti u sekuestrua nga Policia.

Dyshohet gjithashtu se i njëjti shtetas ka vjedhur edhe një automjet tjetër në muajin korrik. Policia po vijon punën për lokalizimin e këtij automjeti dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga i arrestuari.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.