Gjithçka që dihet deri më tani për tërmetin në Turqi

TË FUNDIT

Më shumë se 500 kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit prej 7.8 shkallësh të Rihterit që goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë

Mund të jetë tërmeti më i madh i Turqisë, thotë Stephen Hicks, sizmolog në University College London

Ka pasur më shumë se 40 pasgoditje, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë

Miliona refugjatë sirianë jetojnë afër epiqendrës. Turqia është pritësi më i madh në botë i refugjatëve me 3.7 milionë sirianë që janë strehuar në vend.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe operacioni i shpëtimit mund të pengohet nga moti i keq

SHBA gati për ta ndihmuar Turqinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara nga tërmeti që goditi Turqinë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka drejtuar agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë.

SHBA ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Turqinë.

Tërmet 7.8 shkallësh në Turqi, mbi 200 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet.

Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.